Për kë
Biznese lokale në Tiranë me Instagram ose klientë nga goja, por pa faqe që konverton, ose me një Linktree që s'shet.
Çfarë përfshihet
- Ofertë dhe mesazh 1-faqësh (StoryBrand)
- Faqe konvertimi (Next.js) live brenda 14 ditësh
- Bio në IG dhe CTA drejt WhatsApp
- 4 carousel me prova dhe edukim, plus plan xhirimi 2 javë
- Analizë e shkurtër e funnel-it lokal
Garancia
Nëse faqja s'del live brenda 14 ditësh nga kickoff-i, me materialet e tua në kohë, vazhdojmë pa pagesë shtesë derisa të jetë live.
Çfarë kemi provuar deri tani
Punojmë me klientë si Built Different dhe Cartify.al për përmbajtje sociale të publikuar në Instagram, dhe me Founder Pilot për faqe që marrin pyetje. Të dhënat e performancës i tregojmë kur janë gati dhe të verifikueshme, jo si pretendime ROI.